Turqia nuk do të ekstradojë as një person të dyshuar në SHBA, nëse Uashingtoni nuk ia dorëzon predikuesin islamik Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për grusht shtetin që ndodhi në korrik të vitit 2016, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ne deri më tani SHBA-së i kemi dorëzuar 12 terroristë, por ata nuk na kanë dorëzuar atë që e duam. Ata thjeshtë shpikën justifikime të pabaza”, theksoi presidenti turk.

Erdogan theksoi se, nëse SHBA-ja nuk e dorëzon Gylenin, nga tani e më tej, derisa është ai në pushtet, as Turqia nuk do t’i dorëzojë Uashingtonit asnjë terrorist.

Siç njofton MIA, pasi që Ankaraja e akuzoi Gylenin për grusht shtetin e pasuksesshëm, Turqia disa herë kërkoi nga Uashingtoni ku jeton ai, të ekstradohet.

Përfaqësuesit amerikanë theksuan se, gjykata turke duhet të deponojë mjaft dëshmi që të ekstradohet predikuesi, i cili mohon se ka pasur çfarëdo qoftë pjesëmarrje në grusht shtet.