Pas largimit të bujshëm nga OTR e këngëtares Enca Haxhia, Noizy e ka zëvendësuar me një super modele e cila kohët e fundit po lakohet mjaft në media.

Oriola Marashi dhe Enca Haxhia kanë një të përbashkët që më parë na kishte shpëtuar si detaj.

Nëse i vëren me kujdes profilet e duy femrave që kanë qëndruar afër reperit Noizy ato janë adhuruese të çizmave të gjata, që shkojnë deri mbi gju.

Në fakt ka qenë Enca e para ajo që ka pushtuar rrjetin me këtë stil mjaft sexy.

Por edhe në publikimet e Oriolës, ku shfaqet mjaft e nxehtë, ajo mban veshur të njëjtat çizme, që në disa raste veç modelit kanë dhe të njëjtën ngjyrë me ato të Encës.

Mos vallë është një rastësi apo është një ‘rregull’ brenda grupit.