Emri, përdorimi dhe irredentizmi, janë tre pikat si pjesë e linjës kombëtare të partisë opozitare greke Demokracia e Re, të cilat përsëri i përmendi kryetari i partisë.

Kirjakos Micotakis, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në kuadër të turneut dyditor në Greqinë e Veriut foli para anëtarëve të partisë në Litohoro dhe u përqendrua edhe në çështjen për emrin.

Prej bashkëpartiakëve të tij kërkoi të kenë besim në të, siç kanë pasur besim në Kostas Karamanlis në vitin 2008 në Bukuresht, kur është formuar edhe linja e kuqe greke për emrin, pozitë, që sipas Micotakis dhe tani është e pandryshuar, ndërsa ka të bëjë me kufijtë në të cilat një zgjidhje do të ishte e pranueshme për Demokracinë e Re.

“Edhe sot, në tërësi në fuqi është linja e njëjtë kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e emrit. Ka të bëjë me çështjet për përdorimin e emrit atë që e quajmë erga omnes. Ka të bëjë gjithsesi edhe me çështjet me irredentizmin dhe kërkesat e papranueshme prej fqinjëve, të cilët e ofendojnë krenarinë kombëtare jo vetëm të maqedonasve por edhe të grekëve. Dhe kjo duhet të ndalojë nëse me të vërtetë duam të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, sqaroi Micotakis, transmeton MIA.

Kryetari i partisë opozitare greke, në fjalimin e tij tha se jorastësisht ka zgjedhur të jetë në qytetet konkrete në Greqinë e Veriut, në rajonin Maqedonia, duke e lidhur turneun e tij me bisedimet për emrin.

“Këto janë ditë kur e di shumë mirë se bashkëkombësit tanë të rajonit Maqedonia ndjehen të brengosur, por në të njëjtën kohë janë në pritje të zgjidhjes së çështjes kombëtare”, tha Kirjakos Micotakis.