U përfolën e u përndoqën nga paparacët derisa e konfirmuan edhe vetë lidhjen e dashurisë. Elita Rudi dhe reperi i njohur, Gjiko, nuk hezitojnë më ta shprehin dashurinë e tyre edhe në rrjetet sociale, ku ndajnë foto dhe video nga momentet e tyre më të bukura.

Sapo data ka shënuar 3 janarin, Elita ka uruar përmes një videoje në Instastory të dashurin e saj, i cili ishte duke kënduar në një koncert. Por gjithë pjesën tjetër të ditës ka qenë i shoqëruar nga bukuroshja e njohur e ekranit, e cila nuk ia kursen as urimet e përzemërta virtuale.

Sot, Elita ka postuar disa foto me Gjikon dhe në secilën prej tyre ka shkruar nga një mesazh të veçantë duke e uruar përzemërsisht reperin e njohur:

“Për njeriun që ka qenë mbështetësi im më i madh, shpirti im binjak dhe dashuria e jetës… “ – shkruan Elita në njërën prej fotove, por pa e lënë me kaq. Edhe në dy foto të tjera, ka një status për partnerin, i cili, sot, me siguri, ndihet më i llastuar e më i përkëdhelur se asnjëherë tjetër./CLASS