Elhaida Dani i habiti të gjithë kur u shfaq me flokë bjonde, një look të ri me të cilin nuk e kishim parë kurrë.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe pamja e saj e re u pëlqye shumë. Por Elhaida nuk e ka lënë me kaq ndryshimin!

Ditën e sotme ajo i ka prerë flokët shkurt duke bërë një ndryshim edhe më drastik. Elhaida me anë të kësaj fotoje njofton se sapo ka shkruar këngën e saj më të re.

“Sapo shkruajta një këngë të re”, shkruan Elhaida ndërsa fansat me anë të komenteve kanë treguar se kanë mbetur të habitur nga ky look i këngëtares.

Nëse nuk arritët ta dallonit menjëherë kur u bë bjonde, me këtë ndryshim, me siguri iu është dashur dy herë ta shihnit foton për të kuptuar që është Elhaida.