Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjetit të tij social Facebook ka komentuar vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, raporton Gazeta Blic. Rama ka thënë se është keqardhje e thellë për tragjedinë e Ivanoviqit.Sipas tij kjo vrasje është akt qëllim keq që nxit urrejtje e tension.

Tutje Rama ka bërë thirrje për përpjekjet për dialogun e paqen nuk duhet të ndalen.Postimi i plotë i Ramës pa ndërhyrje:
Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!