Avokati i famshëm Miroslav Vujiç është anëtar i ri i bordit të drejtorëve të ‘Telekomi i Maqedonisë’ Shkup. Me vendimi të kompanisë, Aneta Simeska Dimeska u shkarkua nga posti i anëtarit joekzekutiv të Bordit të Drejtorëve nga 10 janari.

Miroslav Vujiç, i cili gjithashtu do të jetë anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve me një mandat që filloi nga 10 janari i 2018’së. Mandati i tij ka filluar dje, ndërkaq do të zgjatë 4 vjet.

Mbëledhja u kryesua nga Tanja Çaçarova-Ilievska, e cila është përfaqësuese e re e qeverisë në ‘Telekomin Maqedonas’ në vend të Dragi Rashkovskit i cili mbetet Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Miroslav Vujiç njihet si avokati i LSDM-së. Ai ishte i angazhuar në disa raste kur anëtarë të lartë të partisë u paraqitën si të pandehur një ndër to dh kryeministri aktual Zoran Zaev.