Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar shërim sa më të shpejtë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ish-kryeministri i vendit aktualisht ndodhet në Gjermani, ku është shtrirë në një spital, për rehabilitim.

Para shkuarjes në Gjermani, Mustafa, i prekur nga një grip sezonal, që ka prekur jo pak shëndetin e tij, ka qëndruar gati një javë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

E, Veseli ka thënë se e ka ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të Mustafës.

Ai ka thënë se “Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”.

“Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Veselit. /Express/