Edhe dy persona burra kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” pas aksidentit zinxhiror të disa automjeteve tek qarkorja Hipodrom.

Paraprakisht, policia konfirmoi se është lënduar një person femër, e cila është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, kështu që tani për tani gjithsej tre persona janë lënduar në aksident.

Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa të Shkupit.

Aksidenti në polici është denoncuar në orën 7:40.