Konsiderohej ndër këngëtaret e reja më natyrale të estradës sonë muzikore, por edhe Arilena Ara si duket hyri në rangun e këngëtareve që ‘shquhen’ për operacione plastike.

Këngëtarja në fjalë përmes fotos së fundit të publikuar na bën me dije për ndryshimin e saj ani pse nuk ka lënë ndonjë përshkrim që do të tregonte saktësisht qëllimin e saj për ta zbuluar një gjë të tillë.

Gjithsesi freskinë dhe natyralitetin duke mos u ngarkuar me grimin e tepërt, e ka ruajtur edhe në këtë paraqitje,

Ndërsa, kur flitet për anën profesionale të Arilenës, nuk duhet harruar se është një ndër vokalet më të fuqishëm siç u cilësua që në paraqitjet e para të kompeticioneve të ndryshme ku mori pjesë.