Padyshim që gjyshja e aktorit të njohur Bes Kallaku është kthyer në një personazhet e ekranit.

Por duket se sot “Ija” e Besit i është bashkuar një nga rrjetet sociale më të ndjekura siç është Instagrami.

Si Besi ashtu edheXhensila i kanë ftuar fansat e tyre që të ndjekin “Ijen” në rrjete sociale. Iu deshën vetëm  3 orë që ajo të arrinte në 16 mijë ndjekës në ‘Instagramin’ e saj.

Ndërkohë vetë “Ija” ndjek vetëm 9 persona, Besin dhe Xhensilën, Ermal Mamaqin, Noizyn, Blerim Destanin, si dhe presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Gjithashtu ajo ndjek edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora.