Pas lajmit nga disa media për një dorëheqje të mundshme të Dardan Sejdiut nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, për të marrë pozitën e nënkryetarit të Shpend Ahmetit në kryeqytet, burime në Vetëvendosje mohojnë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, tha për Klankosova.tv se Sejdiu nuk do të jap dorëheqje.

Ai tha se edhe vetë Sejdiu e ka demantuar një gjë të tillë.