Politikani, Henry Bolton, po vlon pasi e dashura e tij, Jo Marney, ka bërë disa komente raciste rreth të fejuarës së Prince Harry, Meghan Markle.

Në mesazhet e saj për të cilat raporton Mail Sunday, Marney, ka përdorur shprehje të vrazhda karshi Markle, përcjellë Klan Kosova.

“Nusja e zezë, do të thyej Familjen Mbretërore me ‘farën e saj’ dhe do të hap rrugën për një ‘mbret të zi”, ka thënë ajo.

Më tej Jo, ka thënë se deri vonë shumë pak kush ka dëgjuar për Markle.