Dy efektivë të policisë rrugore janë dhunuar mbrëmjen e djeshme vonë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”

Dy policët janë dhunuar nga dy të rinj të moshës rreth 20 vjeç. Mësohet se këta të fundit kanë qenë të dehur nën efektin e alkoolit.

Dy policët janë shoqëruar menjëherë në spital nga kolegët e tyre, ndërsa forcat Shqiponja kanë vënë në pranga në flagrancë autorët.

Ndërkohë në foto, shohim edhe momentin e shoqërimit të të rinjve në furgonin e policisë.