38 persona janë vrarë, ndërsa105 të tjerë raportohen të plagosur si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme kamikaze në qendër të Bagdadit.

Sipas mediave lokale, dy shpërthimet kane tronditur qendrën e qytetit në kohën e pikut, kur sheshi zakonisht është i mbushur me njerëz që kërkojnë punë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Autoritetet raportojnë se dy burra kanë hedhur veten në erë me eksploziv.

Megjithatë, policia ka ngritur dyshime se shteti islamik mund të jetë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës. Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e Irakut njoftoi fundin e luftës kundër ISIS qe  është dëbuar nga rajoni i Bagdadit dhe zonat urbane, te cilat militantet i kane pasur nen kontroll.

Pavarësisht tkurrjes se madhe te Shtetit Islamik autoritetet e Irakut thonë se do te vijojnë te luftojnë militantet e mbetur ne bashkëpunim me amerikanet.