Një 7-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. E mitura u dërgua në spital në gjendje të rëndë si pasojë e gripit por ra në koma dhe disa orë më vonë ndërroi jetë. E mitura ndërroi jetë në spital rreth orës 23.00 të mnbrëmjes së djeshme ndërkohë ishte transportuar në spital nga familjarët rreth orës 17.00 të pasdites.

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve e mitura nuk mundi do të mbijetojë. Vajza u transportua në spital me temperaturë të ulët. Mjekët e spitalit janë mbledhur të diskutuar lidhur me rastin e vogëlushes fatkeqe.

Paraprakisht bëhet me dije se vajza vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, e njohur si “gripi toksik”. Familjarët deklaruan pas nagjarjes se vajza ishte sëmurë prej dy ditësh./a.m.