Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emision “Far Play”, ku do të diskutohen për shumë tema.

Më kryesorja është ajo e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, për të cilat Duka thekson: “Si asnjëherë tjetër janë zgjedhje shumë të diskutuara. Sa më i bukur është futbolli aq më shumë interes ka. Është një nga institucionet më nga të organizuara në Shqipëri. Ka 20 vjet, asnjëherë futbolli nuk ka qenë në këto nivele. Më kënaq që është temë shumë e diskutuar e momentit. Uroj që këto diskutime të jenë në të mirë të lojës që diskutojmë. Nuk kam pasur asnjë pikpyetje për kandidimit. Thjesht kam respektuar statutet. Çdo gjë është bërë konform statuti dhe rregulli.

Pyetjes se a kishit dijeni që Fino do të shpallte kandidaturën, duka iu përgjigj: “Futbolli është gjëja më e rëndësishme e një vendi të vogël. Ka ditë që diskutohet. Dëgjova televizionin publik që trumbetonte sikur do ndante çmimin “Oskar” që Fino do të shpallte kandidaturën. Nuk ishte surprizë kandidimi i z. Fino”