Dua Lipa është njëra nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë.

Ajo ditën që lamë pas ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “IDGAF (I don’t give a fuck)”, këngë të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Ishte videoja më e vështirë dhe më sfiduese për filmim. U deshën 22 orë për ta xhiruar duke filluara në 06:00 dhe për ta përfunduar në 4:00 të ditës së nesërme, por ishte e dobishme. Unë jam aq krenar, por edhe me fat. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të bukura në video për punë e palodhshme që bëtë. Faleminderit hscholfield që më ndihmove të kthej një ide në realitet, Mosaert në drejtimin artistik, Marion Motin në koreografi” ka shkruar Dua në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/Bd2-ry5lsbb/?taken-by=dualipa