Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kushdo që e ka vrarë Oliver Ivanoviqin nuk është serb edhe nëse e ka emrin dhe mbiemrin e serbit. Ai ka thënë se megjithatë vrasja do të zbulohet shpejt

 Vuçiq ka thënë se vetura nga e cila është vrarë Ivanoviq e cila më pas është djegur, është lënë në Bërxhan  me qëllim që të thuhet që vrasësi ka ikur drejt Mitrovicës së Jugut dhe Suhodollit, por në të të njëjtën kohë, sipas Vuçiq, vrasësi ka mundur të shkojë edhe në drejtim të kundërt.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë ka thënë se një shtet i KFOR’it po kërkon që të ndërpritet kontrolli në vijën administrative në Veri, pa treguar më shumë për këtë.  Ai, po ashtu, ka thënë se shpreson që vrasja e Ivanoviq të mos përdoret për dërgimin e FSK’së në Veri.