Presidenti i Republikës Ilir Meta që kur drejtonte një parti politike nuk e ka fshehur simpatinë për aktorin e humorit Bes Kallaku e duket se kjo simpati ekziston edhe për familjarët e tij.

Ai ka publikuar në “Facebook” dy foto në praninë e gjyshes së Bes Kallakut, Ijes edhe ajo personazh shumë i njohur dhe vetë aktorit. Nga ana tjetër Ija nuk është kursyer por i ka shtruar presidentit të Republikës domate, djathë, ullinj e bukë përpara.

Duhet kujtuar se kjo është menuja e preferuar edhe e vetë Besit, që me sa duket ka dashur t’ia prezantojë edhe Kreut të Shtetit.

“Të dashur miq, nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit 😄”, shkruan Meta.