E ftuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, ka qenë këngëtarja Soni Malaj.

Një pyetje e deputetit të partisë socialiste Ervin Bushatit e ka kthyer pas në kohën kur ajo ishte në nëj marrëdhënie me këngëtarin Flori Mumajesi.

Në atë kohë ata kanë publikuar një këngë që rrëmbeu zemrat e publikur ‘Fluturimi 3470’.

‘Për çfarë arsye do të kishte pranuar një bashkëpunim me Florin?’ ka qenë pyetja që iu drejtua nga deputeti socialist.

Përgjigjia e këngëtares na ka lënë të kuptohet se ajo histori ka mbetur shumë pas në kohë dhe mes tyre nuk ka hatërmbetje.

“Me Florin do të bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”i është përgjigjur Soni pyetjes së drejtuar nga Ervini.

Së fundmi Soni ka nxjerrë në treg një këngë të re me titullin ‘Zeshkanja’.