Maqedonia dhe Greqia kanë rënë dakord që të formojnë grupe pune të udhëhequra nga ministrat e Jashtëm të cilët do të punojnë në gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Këtë sot e ka deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në intervistën për Rojters.

Jemi të bindur se nga të dyja palët ekziston vullnet që të ecet para në këtë drejtim, thotë Dimitrov