Pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ardhur edhe një propozim për kryetar të partisë, në mënyrë që të ruhet uniteti.

Është aktivisti Naim Jakaj, ai i cili ka theksuar pse të mos ishte Glauk Konjufca kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Duroni njerëz! Kërkomi bashkim dhe jo rreshtim!

Asnjë pikë gëzimi për dorëheqjen e Visarit! Për mua edhe një mandat do t’ia ipja. Faleminderit Visar, për udhëheqjen tënde njerëzisht dhe kolegialisht.

Kam qenë dëshmitar kur në mbledhjen e grupit parlamentar, Visari është propozuar si kandidat për kryetar të LV-së nga Albini. Asnjë pikë dhe prejse të propozimit të Albinit nuk i’a hjeki. Ama bash asnjë. Visari udhëheqi qysh është më së miri. Qashtu qysh tha Albini, Visari është zgjedhur si deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar më aktivi në kuvend, e pse s’mund ta udhëheq Lëvizjen?

Ku jemi tash si subjekt politik, jemi nën udhëheqjen e tij si Kryetar, me Dardanin si Sekretar, me Shpendin si Kryetar i Prishtinës, me Albinin si kandidat për Kryeministër, me Glaukun si kryetar i grupit parlamentar e me Aidan si nënkryetare e Kuvendit. E po ashtu me plot deputete dhe qindra e mijëra aktivistë. Po a s’mundet të vazhdojë kështu?

A s’do të mund të udhëheqte Glauku me Lëvizjen? Pse ky “yrysh” ja Albini, ja askush tjetër!

Për mua është turp dhe i pafalshëm organizimi klasik stalinist e linçues ndaj Aidës. Hedhjani një sy komenteve të organizuara. E shihni vet. Në 18 vitet e fundit s’kam parë asgjë të tillë, ndaj askujt tjetër.

Për mua janë të papranueshmeme, kërkesat për takime për rreshtime.

Ajo që dua, është një lëvizje e ndërtuar në ide të projektuar kolegjialisht.

Ajo që s’dua është, një lëvizje me aktivistë dhe asambleistë, kryetarë komunash e deputetë që e pranojnë linçimin si metodë për eliminim politik.

Nuk fiton VETËVENDOSJE! duke u dorëhequr asnjë aktivist e lëre më Kryetar, Sekretar dhe deputetë.