Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fabrikën për prodhimin e këpucëve në vendin Çernoreçenskij në rajonin rus Siberia e Re, kumtoi Ministria e Gjendjeve të Jashtëzakonshme e Rusisë.

Sipas informacioneve të para, të gjithë dhjetë punëtorët e vdekur në fabrikë  kanë qenë shtetas të Kinës ose Taxhikistanit.

Zjarri ka shpërthyer në depon e fabrikës, ku janë ruajtur lëndë të para për prodhimin e këpucëve, por edhe prodhime të reja, pas së cilës është përhapur edhe në repartin prodhues.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 2.000 metra katror.

Mediat ruse njoftuan se zjarri ka shkaktuar “tym toksik”, por Ministria kumtoi se testet e kryera kanë treguar se në ajrin në rrethinën e fabrikës nuk ka sasi të rritur të grimcave të dëmshme.