Që kur u soll ligji për gjuhën shqipe, në opinion është hapur dilema se a do të kemi kartmonedha në dy gjuhë dhe në uniformat e policisë dhe ushtrisë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka deklaruar se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk parasheh dygjuhësi në kartmonedha dhe uniformat e ushtrisë sepse sipas saj kjo është jo-kushtetuese, transmeton Zhurnal.

Deskoska thotë se kështu mendojnë ata që më herët janë dakorduar që të ketë dygjuhësi në kartmonedha dhe uniformat e ushtrisë.

“Unë kam konstatuar dhe përsëri them se monedha dygjuhësore dhe shenja dygjuhësore në uniformat e ushtrisë janë jokushtetuese. Dhe të njejtat nuk janë në ligjin që u soll. Kjo mund të vërtetohet në ligjin që është publikuar në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Apo ndoshta ata që vërtetojnë që ligji përmbanë dygjuhësi edhe në kartmonedha dhe ushtri, mendojnë se është miratuar ligji që ata më herët janë dakorduar”, ka deklaruar Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.