Presidenti Gjorge Ivanov deri të ejten në mesnatë do të duhet që të nënshkruaj ligjin për gjuhët ose do ta kthej në kuvend me ose pa vërejtje.

Kuvendi miratoi ligjin për gjuhët më 11 janar dhe më pas teksti iu dorëzua presidentit.

Në fjalimin e tij vjetor Ivanov pati deklaruar se vendimi i tij për ligjin e gjuhëve do të mbështet në garancat me shkrim për ruajtjen e integritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Maqedonisë. Ivanov pati deklaruar se ligji duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.