Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të kthehen në Kuvend të enjten që ta dëgjojnë fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nesër do të arrijë në Maqedoni.

“Ne kemi qenë dhe do të mbetemi me politikat të orientuara drejt NATO-s dhe BE-së. Është e saktë që do të marrim pjesë në fjalimin e Stoltenbergut. Ndërsa nëse më tej a do të jemi pjesë e punës së Kuvendit, do t’ju njoftojmë në kohë”, tha Ivo Kotevski, për Fokus.

Deputetët e partisë opozitare maqedonase vendosën që të braktisin punën e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa deputetëve të tyre, të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit.