Ka lënë pas tre martesa për tu hedhur në krahët e të dashurit të saj të ri. Bëhet fjalë për aktoren Demi Moore, e cila gjithnjë ka preferuar që partnerët e saj të jenë më të rinj në moshë. Por këtë herë diferenca është vërtet e madhe. “Nanushi”

Mediat rozë kanë shkruar se aktorja 55 vjeçare Demi Moore prej një viti po përjeton një histori dashurie me këngëtarin amerikan, Nick Jonas 25 vjeç, edhe pse nga ana e çiftit nuk ka pasur asnjë deklaratë.

Duket se ky trend i artisteve të Hollywood për të pasur partnerin disa vite më të ri se vetja po rritet gjithnjë e më shumë. Rasti tjetër është ai i këngëtares 36 vjeçare, Britney Spears e cila është fejuar në fshehtësi me partnerin e saj 23 vjeçar, përcjell Atsh.

Aktorja Demi Moore ka qënë e martuar më Bruce Willis me të cilin ka edhe tre fëmijë por u divorcua në vitin 2000, me Ashton Kutcher i cili kishte disa vite diferencë në moshë me të, si dhe me muzikantin Freddy Moore.