Një pjesë e SHBA’së është padyshim në mes të një dimri të acartë. Por kur Demi Lovato promovoi albumin e saj më të fundit në Instagram, ajo kishte menduar ta ‘vishte’ atë me një temë verore.

25-vjeçarja postoi në rrjetin social një foto ku shfaqej teksa pozonte pranë një pishine, e veshur me një palë bikini të zeza.

Këngëtarja e shoqëroi foton provokuese me shënimin ‘#tellmeyouloveme,’ duke risjellë në vëmendje titullin e albumit të saj të gjashtë, që u publikua në shtator të vitit 2017.