Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar se në pranverën e këtij viti vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Kjo qeveri s’ka kredibilitet ta drejtojë vendin”, është shprehur ai.

“Agjenda për Ballkanin Perëndimor është më me rëndësi se agjendat e partive politike. Po marrim shuplaka fytyrës për shkak të budallallëkut të njerëzve që drejtojnë Kosovën”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

Deda ka vlerësuar se qeveria e drejtuar nga Haradinaj nuk mund të ekzistojë nëse humb përkrahjen e Perëndimit.

“Këta janë dëmtuar shumë, varet si do të sillen karshi demarkacionit. Kur të drejtosh shtetin kredibiliteti dhe besueshmëria janë pjesë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur del nga binarët bëhesh burim i krizës”, ka thënë deputeti.

“Lidershipi i Kosovës, jo vetëm qeveria është bërë burim i krizës”, ka shtuar Deda.