Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës në qarkun e Dibrës gjatë natës së lënë pas, në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.

Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar me kujdes qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon të evitohen lëvizjet e pa nevojshme, dhe të tregohet kujdes nga çdo drejtues automjeti në drejtimin e mjetit si dhe për çdo problem apo thirrje për ndihmë të telefonojnë falas në nr 129. /a.y/noa.al