Meqenëse e ka ëndërr të depërtojë në tregun e muzikës së huaj, Dafina vitet e fundit është zhvendosur në Amerikë dhe po punon në atë drejtim, shkruan lajmi.net.

Për festat e fundvitit, këngëtarja kishte udhëtuar në Kosovë, ku mbajti disa koncerte radhazi në trojet shqiptare.

Së fundi, ajo bashkë me nënën dhe motrën po qëndrojnë në Suedi, nga atje këngëtarja publikon imazhe me të cilat tregon për aktivitetet që bën.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dafina ka postuar disa video përmes të cilave shfaqet duke bërë ushtrimet e mesditës, e në njërën prej tyre bën “twerk”.

 

00:00
00:05