Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i muajit dhjetor.

Lojtari i përfaqësueses portugeze ka marrë trofeun e quajtur “Mohou Five Star Player” që jepet nga klubi i Real Madridit.

Cristiano është vlerësuar për paraqitjet e zhvilluara në muajin e fundit të viti 2017, ku ai mori pjesë në gjashtë ndeshje të Los Blancos.

Ai shënoi pesë gola në ato ndeshje, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë Kupën e Botës për Klube.

Ishin vetë tifozët e Real Madridit ata që zgjodhën fituesin, si çdo muaj, nëpërmjet votimit që u zhvillua në rrjetet sociale.

Gjithsesi, Ronaldo është duke kaluar sezonin më të vështirë që kur ka ardhur në kryeqytetin spanjoll dhe forma e gjithë skuadrës ka bërë të kuptohet më shumë rënia e tij.

Aktualisht Real Madridi ndodhet plot 19 pikë larg kryesuesve të Barcelonës në La Liga