Për mediat në Spanjë, Coutinho tashmë është i Barcelonës, ndërsa Klopp ende nuk ka për të thënë diçka nëse këto thashetheme janë të vërteta.

Barcelona insistoi për Philippe Coutinhon gjatë verës, por Liverpooli e ndali lojtarin në “Anfield” të paktën edhe për një vit. Por, në Spanjë mediat raportojnë se qëndrimit të Coutinhos në Liverpool i ka ardhur fundi pasi lojtari do ta veshë fanellën e Barcelonës në këtë afat kalimtar dhe nuk do të presë deri në verë.

Sido që të jetë, i pyetur për këto raportime të mediave spanjolle, trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, as nuk e mohoi e as nuk pohoi arritjen e marrëveshjes me Liverpoolit e Barcelonës për transferimin e brazilianit, duke thënë se është afat kalimtar i janarit dhe është koha kur flitet për kalimet e lojtarëve nga klubi në klub.

“Gjithçka që do të kisha thënë tani, vetëm sa do të krijonte lajm, kështu që nuk kam çfarë të them. Është merkato dhe kjo është e gjitha. Nuk kam çfarë të them që do të më ndihmonte mua, lojtarin apo klubin”, deklaroi Klopp për thashethemet se braziliani është afër transferimit në Barcelonë.