Coutinho do të jetë në stadium, në Camp Nou, për t’i mbështetur shokët e ri në rrugën për çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona dhe Celta Vigo do të përballen në Camp Nou nga ora 21:30, sfidë e vlefshme për Copa del Rey.

Në stadium gjendet edhe i transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro, Philipp Coutinho.

Braziliani nuk do të jetë i gatshëm për lojë të paktën tri javë, por ka shkuar në stadium për të mbështetur skuadrën e re, fanellën e të cilës do ta bartë deri në vitin 2023.