Rritet numri i personave te plagosur nga shpërthimi i forte qe tronditi sot Shkodren. Sipas gazetarit te “Panorama”, mesohet se nurmi i te plagosurve ka shkuar ne 7, mes tyre edhe shtetasi Lulzim Kulla qe dyshohet te jete edhe objektivi i atentatit me tritol.

Dy persona, mes te cileve edhe Kulla, jane ne gjendje te rende dhe jane nisur drejt Tiranes.

“News 24”, ben me dije se jane identifikuar personat qe mbeten te plagosur nga shperthimi ne Shkoder. Ata jane Lulzim Kullaj, 42 vjeç, Arjola Gjonaj, 31 vjeçe, Pjetër Arra, 53 – vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjeter Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq, 50 vjeçe.

Shperthimi 

Gazetari i “Panorama” raporton se shperthimi i forte i eksplozivit ka ndodhur ne katin e pare te nje ndertese, ne kete lagje, ku ndodhej shoqata e pakicave serbe.

Si pasoje e shperthimit te forte u tha fillimisht se  kane mbetur te lenduar tre-kater persona, te cilet jane derguar me urgjence ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore.

Nga shperthimi u demtua ndertesa dhe nje automjet tip fuoristrade, qe ishte e parkuar fare prane nderteses.