Në SHBA është hapur një nga ngjarjet më të rëndësishme detare në botë, Panairi i anijeve “Progressive Chicago”, transmeton Anadolu Agency (AA).

I organizuar në McCormick Place, një nga qendrat më të mëdha të kongreseve dhe panaireve në Amerikën e Veriut, në këtë panair në një sipërfaqe prej 75 mijë metra katrorë janë duke u ekspozuar mbi 600 anije.

Vizitorët treguan interesim të madh për të parë nga afër madhësinë dhe pajisjet e brendshme të jahteve miliona dollarëshe.

Prodhime të tjera për të cilat u tregua interes në panair ishin edhe varkat e peshkimit, kaiket dhe jet ski.

Në panairin në kuadër të të cilit prezantohen dhe simulatorë anijesh dhe aktivitete tjera falas për fëmijë, për admiruesit do të ofrohen mbi 200 seminare për anije dhe lundrim.

Panairi do të mund të vizitohet deri më 14 janar.