Leicester City me dhjetë lojtarë ka arritur ta sigurojë një pikë në udhëtim duke barazuar pa gola me Chelsean të shtunën pasdite në “Stamford Bridge”.

Chelsea dhe Leicester City luajtën në kuadër të xhiros së 23-të të Premierligës angleze duke barazuar 0-0 për kundër shumë rasteve të krijuara nga të dy palët, transmeton Express.

Chilwell u ndeshua dy herë me karton të verdhë në minutat 63 dhe 68 dhe u përjashtua nga lojë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, Alonso goditi fortë nga gjuajtja e lirë, por jo mjaftueshëm sa për ta gjetur rrjetën e mysafirëve.

Kështu, skuadra e Antonio Contes i la lëshuar nga duart katër pikë në dy ndeshjet e fundit, pas barazimit të një jave më parë ndaj Arsenalit.

Chelsea tani është në pozitën e tretë me 47 pikë, aq sa ka Manchester United në të dytën, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe 15 pikë më pak se lideri Manchester City, që po ashtu ka një lojë më pak të luajtur.

Ndërkohë, Leicester City arrin në kuotën e 31 pikëve në vendin e tetë