Këngëtarja me linjat bombastike e cila ka rrëmbyer zemrën e reperit kosovar Genc Prelvukaj nuk ndalet sjell video të shumta në llogarinë e saj në Instagram

Viti më i bujshëm për të ishte ky që lamë pas, ishin provokimet e shumta dhe tejet të nxehta të këngëtares. Eni në mënyrë graduale është shndërruar në një vajzë sex bombë.

Një bionde e zjarrtë dhe shumë joshëse por aq edhe provokuese, shkruan Kosovarja.

Vajza sy blu është në një përjetim të bukur me reperin, edhe pse ata dëshiruan që çdo gjë të mbetet në mes tyre, syri i medies nuk e la me aq, pasi që bëri të ditur se ata janë në një lidhje.

Ata mbetën dhe më tej duke dashur njëri tjetrin dhe duke përçuar dashurinë nëpërmjet melodisë së këngës ku edhe sjellën bashkëpunimet shumë të bukura.

Por Eni nuk ndalet së punuari, nëpërmjet kësaj video ka treguar se po punon edhe në orët e vona , për një këngë të re. Pritet se çfarë do përmbaj kënga dhe si do jetë.