Periudha që vjen do të karakterizohet me intensifikim të takimeve në nivele të ndryshme midis Maqedonisë dhe Greqisë në përpjekje për të gjetur zgjidhje  për emrin vlerson analisti politik Albert Musliu.

Dy palët janë tejet të kujdesshme në këtë drejtim për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo çështje sqaron ai, por thotë se pavarsisht nga pesimizmi i gjithë procesi do të përmbyllet me një epilog i cili do t’i hap rrugën Maqedonisë për antarsim në NATO dhe fillim të negociatave për antarsim në BE.

“Pavarsisht nga ajo që e kemi parë në të kaluarën, pavarsisht pesimizmit i cili egziston te një pjesë e popullatës besoj se kësaj radhe ka realisht shancë që kjo çështje të tejkalohet dhe ne në qershorë të marrim edhe thirrje për NATO por edhe eventualisht të fitojmë datë për fillimin e negociatave me BE-në.  Besoj se në maqedoni i gjithë spektri politik do të qëndrojë pas kësaj inicijative normalisht opozita është ajo e cila do të tentojë të përfitojë diçka nga kjo por nuk mendoj se si në të kaluarën do ta politizojnë këtë çështje në atë masë që eventualisht mund t’i bëjnë dëm procesit” – tha analisti politik, Albert Musliu.

Pas takimeve intensive midis dy palëve radhën e ka propozimi konkret thotë analisti Petar Arsovski. Ai beson se brenda pak muajve do të ketë një epilog i cili mund të rezultojë me sukses ose me dështim.

“Mendoj se takimet e tanishme të ministrave të jashtëm në Athinë duhet të rezultojnë me ndonjë propozim më konkret. Më pas rrjedh takimi midis kryeministrave në samitin e Davosit më 23-27 janarë dhe më pas pasi kur të përmbyllet një lloj drafti paraprak se si do të duken korrnizat e zgjidhjes dy qeveritë edhe e greqisë edhe e maqedonisë do të kenë më shum punë për ta implmentuar atë propozim brenda. Kjo për ne do të thotë vendim se a do të shkohet me modelin politik në kuvend apo me referendum dhe si do të realizohet  kyçja e VMRO-DPMNE-së e cila është e patjetërsueshme për dy mënyrat e zgjidhjes. Unë gjithsesi se pres ndonjë zgjidhje deri në qershorë, ose për momentin do të kemi sukses ose do të dështojmë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme në maqedoni klasa politike do të jetë e kujdeshme në këtë drejtim ndërsa procesi mund të përmbyllet me ndonjë takim midis liderëve nënvizojnë analistët./TVM2