Celta Vigo dhe Barcelona do të përballen mes tyre në stadiumin “Balaidos” në orën 19:00 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet për këtë sfidë, ku Barcelona do të jetë pa Iniestan, Suarezin dhe Leo Messin.

Të tre yjet janë lënë në shtëpi nga trajneri Ernesto Valverde për të pushuar.

Dembele është kthyer pas gati katër muajsh dhe pritet të luajë disa minuta në pjesën e dytë.

Image

Image