Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale sot i shqyrtoi dhe i dërgoi në lexim të mëtejmë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, Ligjin për inspektimin e punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie dhe të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen prej diskriminimit, të gjitha në lexim të parë.

Ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, si propozuese e ligjeve, tha se për të gjitha ligjet ndryshimet kanë të bëjnë me shtimin e ARTIS, si test për kontrollin e njohurive të gjuhëve të huaja si certifikatë ndërkombëtare relevante.

“Përjashtohet testi psikologjik si kusht për identifikimet e gjendjes psikologjike dhe mundësinë për punë në një vend të caktuar pune, pasi që në Maqedoni akoma nuk ekzistojnë agjenci e as teste të standardizuara të cilat munden për çdo vend pune ta përcaktojnë gjendjen. Prandaj vlerësojmë se duhet të përjashtohet”, deklaroi Carovska.

 Komisioni e përfundoi debatin për amendamentet për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar dhe e dërgoi për procedurë të mëtejme.