Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska e kaloi mbrëmjen e Vitit të Ri së bashku me fëmijët e qendrave sociale në Shkup.

Ajo i vizitoi qendrat sociale ku fëmijëve të akomoduar në këto institucione u ndau dhurata simbolike dhe u dëshiroi gjitha të mirat në Vitin e Ri 2018.

“Viti i Ri është koha kur shoqërohemi me më të afërmit, por edhe koha që të përkujtohemi për ata që shpesh harrohen nga shoqëria. Këtë Vit të Ri kam vendosur që të vizitoj rreth 130 fëmijë nga shtëpitë në Shkup. Mesazhi im është se për ta do të kujdesemi çdo ditë të vitit, jo vetëm këtë natë. Falënderim i madh deri te kolegu dhe miku im Vojo, i cili me kafshët e tij na zbukuroi mbrëmjen dhe me cilësi na mbushi kohën me informacione të reja ekzotike”, shkroi ministrja Carovska në profilin e saj në Facebook.