Marrëzirat e politikanëve, sipas prefektit të Selanikut, Janis Butaris janë “fajtorë” që, siç thotë, “çështja e emrit ka dalë nga binarët”. Ai në intervistë për radion e agjencisë greke të lajmeve APE-MPE, deklaron se është maqedonas, ndërsa e komenton edhe vizitën private në Selanik të kryeministrit të Maqedonisë.

“Maqedonas më të madh se mua nuk ekziston për shkak të prejardhjes. Prejardhja ime dhe edukimi im thonë gjithçka”, thotë prefekti i Selanikut në intervistë për radio  “Praktorio fm”, të agjencisë greke të lajmeve. Kjo deklaratë me siguri ka të bëjë për grekët të cilët vetpërcaktohen si maqedonas, e jo të maqedonasve nga Maqedonia.

Për çështjen për emrin, njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, Butaris komentoi se ka dalë nga binarët për shkak të marrëzirave të politikanëve.

“Çështje për emrin doli nga binarët, për shkak të marrëzirave të politikanëve. Njerëzit dëshirojnë ta gjejnë identitetin. Me lëshime nga të dy palët, por edhe nga opozita, jemi të gatshëm për kompromis. Zotëri Zaevi tha se do ta ndryshojë emrin e aeroportit, do t’i ndryshojë tabelat e rrugëve,  sqaron prefekti i Selanikut në intervistë.

Lidhur me takimin me kryeminsitrin e Maqedonisë dhe darkës private në Selanik në ditën e pritjes së Vitit të Ri, Butaris thotë se me fqinjët nevojitet të ekzistojnë marrëdhënie të mira.

“Kemi planifikuar darkë private. E ftova ta pres Vitin e Ri në Selanik. Vëllai i tij dhe miqtë e tij, secilën javë janë në Selanik. Biseduam për atë që të lundrojmë nëpër Vardar, diku në prill. Ndoshta do të kemi edhe ekuipazh të përbashkët. E dyta arritëm marrëveshje që të bëjmë këmbime kulturore që do të përfshijnë valle, muzikë dhe ligjërime. Një herë në Shkup, një herë në Selanik. Biseduam edhe për një bursë që do ta japë komuna e Selanikut”, thotë Janis Butaris, transmeton MIA.

Prefekti i Selanikut sqaron se me odën tregtare dhe ekonomike, në Shkup për herë të parë kanë qenë në vitin 1991 dhe prej atëherë ekzistojnë vizita të rregullta në kuadër të fushatës “Diplomacia e qyteteve”.

Janis Butaris dhe Zoran Zaev, të shtunën kanë pasur darkë të përbashkët private në një restorant të njohur në Selanik.