Vetë fjala burg për njerëzit nënkupton frikë, tmerr, terror, dhunë etj. Vendi ku njerëzit vuajn dënimin për vepra të ndrysnme penale, nga ato më të rëndat e deri në ato me të lehta e që janë në kundërshtim me ligjin, shkruan Zhurnal.

Por ndryshe nga kjo ka edhe njerëz të cilët thonë se janë të akuzuar padrejtësisht dhe se po vuajn dënimin me burg në saj të proceseve të monura gjyqësore. Konstatim ky që është vërtetuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Një nga ata që thotë se po vuanë dënimin në saje të një procesi të montuar gjyqësor është edhe Burhan Nuhiu nga Poroji i Tetovës.

Ai është i dënuar me burg të përjetshëm përmes një procesi të montuar pas luftës së 2001, Burhani ka hapur nje lokal kafe të hapur në burgun e Idrizovës.

Ai kështu po i kalon ditët në burg. Sipas dëshmive dhe avokatit të tij, ai po mbahet padrejtësisht ne burg sepse nuk ka fakte dhe deshmitarë për veprën që e ngarkuan.

Bëhet fjalë për vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës. Burhani ka pasur dëshmitarë se ka qenë krejtësisht në vend tjeter dhe për këtë ka dëshmitarë dhe banorët thonë se ka qenë i montuar duke qenë se ka dosje të pastër, familje patriotike, vëllai i të cilit ra dëshmorë si ushtar i UÇK në 2001.