Çështja e problemit të ndotjes ka filluar të merret më seriozitet më të lartë tani, por jo më shpejtësinë që në prisnim të realizohen kërkesat e organizatave ekologjike, tha Aleksandra Bujaroska nga Front 21/42, në një intervistë për REL.

“Në vitin 2001 kur kjo furrë është pjesë e sistemit Drisla, kanë qenë rregulla të tjera lidhur me ambientin jetësor. Ajo që është e rëndësishme është që nga 2005-2006, në pajtim me legjislacionin ton me atë të BE-së, ky instalim ka pasur për detyrë të rregullohet me teknologji më të mira lidhur me djegien e mbetjeve. Që nga viti 2013 është dhënë leja për planin operativ, gjegjësisht për leje ekologjike. Ajo që është e frikshme ëshë që nga atëherë e deri më tani, operatori, gjegjësisht pronari i Drislës nuk ka plotësuar asnjë nga masat për uljen e notjes. Pyetja është se ku ishin institucionet nga 2013 kur vetë operatori Drisla, nuk plotësoi asnjë nga masat. Ata kishin për detyrë çdo vit të kryejnë mbikëqyrje se deri ku ka arritur plotësimi i masave për uljen e ndotjes, por si duket një gjë e tillë nuk është bërë”, tha Bujaroska.

Ajo thotë se në krahasim me më parë, tani së paku ka grupe të organizatave që punojnë në zgjidhjen e problemit të ndotjes, dhe grup e cila punon në afërsi të Drislës, e cila bën hulumtime rreth asaj se sa ndikon ky instalacion në shëndetin e njerëzve që jetojnë në afërsi.

“Kishim lajmërime nga kolegët se ka dukuri të rritjes së numrit të personave nga kanceri. Nga e gjithë kjo duhet të bëhet një studim më i hollësishëm që të nxit edhe pushtetin që pak më seriozisht të marrin këtë çështje dhe ta zgjidhin problemin”, tha Bujaroska.