Ish ministri i Shëndetësisë dhe tani aktualisht zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë , Bujar Osmani, gjatë kohës së tij në funksionin e ministrit të shëndetësisë arriti shumë shqiptar të punësoj dhe  t’i pozicionoj në vende të larta në Klinikat e Spitalit Shtetëror “Nëna Terezë” në Shkup, në Spitalin gjinekologjik në Cair, në Spitalin e qytetit “8-Shtatori” në Shkup, duke mos lënë anash edhe spitalet në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërcovë e deri në Strugë dhe Ohër.

Punësimet e mjekëve shqiptar në kohën e Osmanit, janë evidente, pasi një  pjesë e madhe e mjekëve janë krenar që kanë pasur mbështetjen apsolute gjatë punësimit të tyre.

Kjo nënkupton se Osmani ka pasur një ndër prioritet më të larta, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shëndetësore në Maqedoni.

Ai arriti të punësoj shumë mjekë shqiptar në Klinikat Kirurgjike në Spitalin Shtetëror në Shkup të cilën filluan si specializant, ndërsa tani janë bërë specialist të dëshmuar . Disa prej tyre janë në Klinikën e Ortopedisë,Traumatologjisë,  Klinikën për Anestezion dhe shërim intenziv. Por nuk munguan edhe punësimet as në Klinikën për sëmundje të fëmijëve,Klinikën për gjinekologji, Klinikën për Onkologji, por as në edhe në repartet tjera të sëmundjeve interne.

Kjo dëshmon qartë se Osmani, për shkak të aftësive të tija profesionale dhe menaxheriale,arriti të shqiptarizoj  spitalet dhedhe shumë klinika në Maqedoni, duke punësuar mjekë dhe staf tjetër ndihmës.

Rezultatet e tija me autoritetin që ai gëzonte dhe zgjuarësin arriti që për herë të parë Spitalin e Tetovës, ta shëndrojë në Spital Klinikë me shumë peshë të madhe për tju dalë në ndihmë mbi 300 mijë banorëve të rajonit të Pollogut.

Nga ana tjetër edhe shumë drejtor të Klinikave u emëruan në kohën e tij, qoftë drejtor medicinal, por edhe drejtor ekonomik. E mos të flasim se shumë mjekë shqiptarë u avancuan në bordet drejtuese dhe morën  “dritë jeshile” që të edukohen në qendrat më të mëdha evropiane dhe amerikane.

Ndrëkoh, tani Osmani me një eksperiencë të jashtëzakonshme  drejton postin e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë për cështje të integrimeve evropiane, dhe me shumë sukeses është duke u përballuar me sfidat që i kërkon Bruskeli zyrtar, raporton portali, AMERIKA-RADIO.

Mbështetja e Komisonerit Johanes Han dhe zyrtares Mogerini, nënkupton qartë se reformat në Maqedoni po shkojn në drejtim të duhur dhe se Maqedonia shumë shpejtë aderon drejtë antarsimit në Bashkimin Evropian.