Bournemouth ia ka shkaktuar humbjen e radhës Arsenalit në Premierligë, duke e mposhtur me përmbysje 2:1.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Vitality’, u ka takuar vendasve që nga 0-1 ia dolën të përmbysin rezultatin në 2:1, për fitoren e gjashtë këtë sezon.

Arsenali në këtë ndeshje hyri me shumë mungesa, si Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Megjithëkëtë, ‘Gunners’ të parët kaluan në epërsi kur shënoi Bellerin në minutën e 52’.

Vendasit nuk u dorëzuan duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 70’ përmes Wilson dhe Ibe në minutën e 74’.

Arsenali edhe pas kësaj humbje mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Bournemouth me 24 pikë në vendin e 13-të.