Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit rrugët janë kryesisht të lagështa.

Borë me intensitet të dobët  bie në Kriva Pallankë, Stracin, Gostivar, Mavrovë, Krushevë, Dellçevë dhe Bukovë. Në Dibër reshjet janë të shiut dhe të borës. Këto reshje tani për tani nuk paraqesin pengesë për zhvillimin normal të komunikacionit, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.