Gjykata Themelore Shkup 2 e pranoi padinë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundër ish-zbuluesit Sllobodan Bogoevski për shpifjen se ata kanë marrë ryshfet nga “Maxhar Telekom”.

Vendimin sot e publikoi Gjykata Themelore Shkup 2 në ueb faqen e saj.

Në vendim citohet se Bogoevski është përgjegjës për shpifjen për Ahmetin dhe Xhaferin.

Bogoevski nuk do t’i paguajë dëmshpërblim Ahmetit dhe Xhaferit sepse ata e kanë tërhequr kërkesën.

Bogoevski para gjykatës në Nju-Jork në procedurën e cila zhvillohej kundër tre ish-menaxherëve të “Maxhar Telekom” deklaroi se dy funksionarët e lartë të BDI-së kanë marrë ryshfet prej 2,5 milionë eurosh.